Starmer nga Tirana: Putin nuk e do paqen, aleatët të jenë të unifikuar në përgjigjen ndaj Rusisë

Politikë | 1 vit më parë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se BE dhe aleatët duhet të jenë të bashkuar lidhur me sanksionet ndaj Rusisë, në mënyrë që të arrihet një armëpushim.

Nga Tiran,a ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Starmer tha se Putin nuk do paqe dhe se për të arritur këtë, aleatët duhet të jenë të bashkuar.

“Putini nuk është serioz për paqen. Është e rëndësishme që ne të kemi unitet absolut me aleatët tanë dhe do e diskutojmë dhe sot. Nëse nuk veprojmë së bashku për sanksionet nuk do ketë armëpushim. Edhe sot do të punojmë me kolegët dhe të tregojmë se jemi të bashkuar për t’iu përgjigjur Rusisë, ku në diskutime do të jetë edhe Zelensky”, tha Starmer.

Starmet ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë, ku zhvilloi një takim me krerët e shtetit si dhe u firmosën marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme