Macron mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Macron është pritur nga Rama, ku i janë bashkuar 46 liderëve të tjerë nga bota në “Shtëpinë e Europës’.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Rinas mesditën e kësaj të premte, ku u prit nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrat Pirro Vengu dhe Mirela Kumbaro.
Kjo është vizita e dytë zyrtare e Macron në Tiranë, ku në këtë vizitë shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij Brigitte Macron. Macron vizitoi Tiranën për herë të parë në tetor të 2023.
Macron do të vijojë vizitën zyrtare edhe të shtunën e 17 majit, ku pritet që së bashku me kryeministrin Edi Rama të inaugurojnë edhe shkollën e teknologjisë “Ecol 42”.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




