Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Ali Ahmeti: Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët

Ali Ahmeti, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka uruar kryeministrin, Edi Rama, për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku 47 liderë të BE janë mbledhur në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti shkruan se për Shqipërinë dhe shqiptarët po vijnë ditë të mira sepse Edi Rama ka mundur të sjellë në kryeqytet liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, të cilët përshkojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe mblidhen nën mburojnë e heroit tonë kombëtar Skënderbeu.
“I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll evropian! Uroj punë të mbarë samitit të Komunitetit Politik Evropian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer. Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Ali Ahmeti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



