Mirlind Daku realizon dopietë, i dyti në listën e golashënuesve

Sulmuesi kuqezi, Mirlind Daku ka arritur të realizojë dy gola për skuadrën e tij Rubin Kazan në kampionatin rus, por pa mundur të shmangë humbjen 3-2 në fushën e Khimki. Sulmuesi kuqezi humbi dhe një penallti, e treta në këtë sezon.
Daku tani ka 14 gola në kampionatin aktual rus. Ai kaloi Alexei Batrakov (13 gola) të Lokomotiv dhe pozicionohet në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve.
Lider për momentin është sulmuesi i Spartak, Manfred Ugalde, i cili ka shënuar 16 gola. Kostarikani ka shënuar për herë të fundit një gol në kampionatin rus më 2 mars.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




