FA Cup, titulli i parë historik për Crystal Palace, mundi City-n në finale

Angli | 1 vit më parë

Crystal Palace bën historinë, fiton titullin e tij të parë. Në Wembley, ‘Eagles’ mundën Manchester Cityn 1-0 në finalen e FA Cup. Heroi i pasdites në Londër ishte Eberechi Eze, i cili shënoi në minutën e 16-të pas asistimit të Muñoz. Skuadra e Guardiolës, e cila mbetet me vetëm një titull të fituar këtë sezon, pati shansin për të barazuar, por Marmoush humbi penalltinë në minutën e 36-të.

Është titulli i parë në histori për Crystal Palace, i cili në të njëjtën kohë arrin një kualifikim të jashtëzakonshëm për Ligën e ardhshme të Evropës. Një njollë tjetëre e zezë në sezonin e Manchester Cityt, i cili përfundon vetëm me Community Shield dhe ende kërkon të fitojë akses në Ligën e Kampionëve 2025/2026.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme