Penalltia e humbur e Shpendit, ëndrra e Cesena-s përfundon

Cesena kishte nevojë të fitonte në Catanzaro për të kaluar në raundin tjetër, në garën për të zënë një vend në Serinë A, por në vend të kësaj pësuan një humbje të dhimbshme 1-0.
Kthesa thelbësore e këtij dueli play off-i të Serisë B ishte në fillimin e pjesës së dytë kur Shpendi humb një penallti të fituar nga Bastoni dhe pak minuta më vonë Iemmello u tregua i saktë me goditjen me kokë duke kaluar Catanzaron në avantazh.
Pas pësimit të golit, trajneri i Cesena-s vendosi të largojë nga fusha sulmuesin shqiptar, Cristian Shpendi i cili po vuante dukshëm gabimin e bërë nga pika e 11-metërshit.
Perdja për sezonin e Cesena-s bie këtu, që tani duhet të mendojë për planifikimin për të ardhmen. Përfundon me lot Cristian Shpendi, një gabim që sulmuesi shqiptar do ta mbajë mend gjatë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




