Eurovision 2025 – Shqipëria jep pikët e jurisë, vlerëson maksimalisht Francën

Të 37 vendet pjesëmarrëse në Eurovision 2025 kanë dhënë pikët e tyre përmes jurive profesionale, të cilat vlerësuan performancat nga 1 deri në 12 pikë. Edhe Shqipëria dha pikët e saj përmes moderatorit Andri Xhahu, ku me pikët maksimale vlerësoi Francën që përfaqësohej nga këngëtarja Louane me “Maman”.
Pikët e tjera u shpërndanë konkretisht si më poshtë:
10 pikë për Spanjën
8 pikë për Zvicrën
7 pikë për Austria
6 pikë për Greqinë
5 pikë për Izraelin
4 pikë për Suedinë
3 pikë për Holandën
2 pikë për San Marinon
1 pikë për Portugalinë
Ndërsa Shqipëria mori nga juria 45 pikë, ndërsa pikët maksimale i mori vetëm nga Franca.
Pikët që iu dhanë Shqipërisë nga vota e jurisë janë:
3 pikë Suedia
1 pikë Holanda
12 pikë Franca
3 pikë Italia
4 pikë Portugalia
5 pikë Polonia
10 pikë Mali i Zi
2 pikë Greqia
1 pikë Spanja
4 pikë Qipro
Pas votave të jurisë, mbrëmja do të vijojë të jetë nën ethet e emocioneve edhe nga pikët e votimit të publikut. Pikët e tyre do t’i shtohen rezultateve për të shpallur fituesin e Eurovision 2025, i cili do të ngrejë trofeun e madh në fund të spektaklit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




