Bie pista Tare, Congerton favorit për postin e drejtorit sportiv te Milani

Lee Congerton ka dalë papritur si emri në “pole position” për rolin e drejtorit sportiv të Milanit. Sipas “Gazzetta dello Sport:, pavarësisht pranisë së Igli Tares në “Olimpico” për finalen e Kupës së Italisë të humbur ndaj Bolonjës, ish-drejtuesi i Lazios nuk është i përzgjedhuri.
Congerton, një uellsian 51-vjeçar, që ka punuar tek Atalanta për dy vjet nga 2022 deri në 2024 si kreu i Zhvillimit Ndërkombëtar të Zonës Sportive, mund të mburret me zbulimin e Calhanoglu dhe Lookman.
Kështu ai duket se është i zgjedhuri për detyrën delikate të rinisjes së kuqezinjve pas një sezoni që, sipas të njëjtit CEO Giorgio Furlani, ishte një dështim.
Congerton filloi karrierën si trajner i të rinjve te Wrexham, Liverpool dhe Chelsea, ku u bë kryeskaut. Më pas u transferua në Gjermani, te Hamburg ku zbuloi talentin e Calhanoglu nga Karlsruhe në divizionin e tretë gjerman.
Pas një rikthimi në Britaninë e Madhe (Sunderland, Celtic dhe Leicester), ai mbërrin në Bergamo. Ai solli Ademola Lookman tek Atalanta, përpara se të transferohej tek Al-Ahli në Arabinë Saudite në shkurt 2024.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




