Vlora mikpret Festivalin Ndërkombëtar të këngës për Fëmijë, do të mbahet nga 22 deri më 25 maj 2025

Kulturë | 1 vit më parë

Vlora po bëhet gati të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Bëhet fjalë për “Supreme Voice International Festival”, festivali i parë ndërkombëtar i këngës për fëmijë në vend, i cili do të mbahet nga 22 deri më 25 maj 2025.

“Ne vijmë nga një eksperiencë ku kemi marr pjesë në shumë evente, në shumë festivale në disa vende të botës”, u shpreh drejtuesja Albana Tushe Çuro.

Në këtë aktivitet të veçantë, do të marrin pjesë talente të vegjël nga Shqipëria dhe vende të tjera si Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Hungaria, Kanadaja, Italia dhe Turqia, duke e shndërruar Vlorën në një skenë të vërtetë ndërkombëtare të artit.

Festivali do të vlerësohet nga një juri me 12 ekspertë ndërkombëtarë të muzikës, ndërsa fëmijët pjesëmarrës do të kenë mundësinë të ndajnë emocionet e tyre dhe pasionin për muzikën në një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Ky festival mbështetet nga Bashkia Vlorë dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Artistët e vegjël ftojnë të gjithë qytetarët e Vlorës dhe vizitorët që të bëhen pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm, për të përjetuar së bashku magjinë e muzikës dhe talentit të pastër fëmijëror.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme