Tragjedi në Roskovec, shembet muri rrethues i shtëpisë, humb jetën vajza 4-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në fshatin Suk 2, në bashkinë Roskovec, ku një vajzë e mitur rreth 4 vjeçe ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga shembja e një muri rrethues.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, muri ishte në pronësi të shtetasit L. T., babait të vajzës së ndjerë. Për fat të keq, e mitura nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga rrëzimi i strukturës.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e shembjes si dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e tragjedisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




