Kultivimi i grurit, bashkëpunim me QTTB Lushnjë për përzgjedhjen e kultivarëve që japin rendiment
Gruri është një ndër kulturat që mbillet masivisht në fushën e Maliqit. Për të pasur rendiment të lartë prodhimi, Drejtoria e Bujqësisë në këtë bashki ka një bashkëpunim me QTTB Lushnjë për shkëmbim eksperience e për të përzgjedhur farat e grurit që i përshtaten zonës dhe japin cilësi e prodhim të bollshëm.
“Kemi bashkëpunim me QTTB Lushnjës, detyra jonë është që kultivimi i grurit të vihen në prova eksperimentale për të gjetur hibridet më të mirë dhe për tua rekomanduar fermerëve”, u shpreh Arben Dulellari, Drejtor i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Bashkia Maliq.
Ndryshimet klimatike të viteve të fundit kanë bërë që vera të jetë më e nxehtë e për të shmangur problematika në këtë kulturë këshillohet përzgjedhja e kultivarëve me pjekje më të hershme në mënyrë që të mos ndikohen nga temperaturat e larta të verës dhe prodhimi të jetë në standardin e kërkuar në treg. Në Maliq kjo kulturë mbillet masivisht, ndërsa fshatrat ku prodhohet sasia më e madhe janë Pojani, Pirgu, Zvirina, Sheqerasi, etj.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




