Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit shpall Leo Mesin si më të mirin e lojës më popullore në glob

Për IFFHS është Leo Mesi lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka publikuar mëngjesin e sotëm listën e përditësuar të dhjetë lojtarëve më të mirë në historinë e lojës më popullore në glob bazuar në statistikat individuale dhe arritjet që kanë mundur të marrin me skuadrat e tyre.
Mesi me Barcelonën, PSG-në, Inter Majemin dhe Kombëtaren argjentinase ka grumbulluar 46 tituj ndërsa mes arritjeve personale numëron plot tetë “Topa të Artë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




