Java kulturore italiane, 1 deri në 8 qershor aktivitete të shumta
Nga data 1 deri më 8 qershor, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Italiane, një ngjarje e rëndësishme e organizuar nga Ambasada e Italisë dhe Instituti Italian i Kulturës, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Aktivitetet do të përfshijnë koncerte, sfilata mode, ekspozita, teatro dhe performanca muzikore në qytete të ndryshme si Tirana, Durrësi, Vlora, Berati, Gjirokastra dhe Butrinti.
Programi i plotë i Javës, u prezantua përmes një konference për mediat nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Marco Alberti dhe Zëvendës Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, e cila theksoi rëndësinë e kësaj jave dhe mbështetjen institucionale për nisma të tilla kulturore.
“Ne kemi diskutuar për vizionin që do ketë Java Kulturore Italiane që krahas promovimit të kalendarit artistik kulturor dhe bashkëpunimit italiano-shqiptar synon dhe të ardhmen e kësaj historie shumë vjeçare që ne lidh dy shtetet tona”
Ambasadori Marco Alberti gjatë fjalës së tij e vuri theksin tek rëndësia e aktiviteteve që do të ndërmerren .
“Aktiviteti i parë me të cilin nis Java Kulturore Italiane do të jetë një koncert i veçantë nga orkestra ‘Magna Grecia’ që do të interpretojë në kishën Katolike të Tiranës. Ndërsa në 2 qershor koncerti do të përsëritet në Amfiteatri i Durrësit. Më tej do të zhvendoset vëmendja drejt modës dhe dizajnit. Ndërsa në sheshin e Vlorës dhe ‘Lungomare’ publiku do të ketë mundësinë të ndjek një koncert.
Aktiviteti i parë me të cilin nis Java Kulturore Italiane do të jetë një koncert i veçantë nga Orkestra “Magna Grecia”, që do të interpretojë në Kishën Katolike në Tiranë, ndërsa më 2 qershor koncerti do të përsëritet në Amfiteatrin e Durrësit. Më tej vëmendja zhvendoset drejt modës dhe dizajnit, një industri kreative që vazhdon të gjenerojnë talente të reja me frymën e inovacionit dhe eksperimentimit.
Po me datë 2 qershor, por këtë herë në Vlorë, në sheshin ikonik të Lungomares, publiku do të ketë mundësi të ndjekë një koncert “Neri per caso”, të cilët rikthehen në skenë për të festuar 30-vjetorin e suksesit të tyre në Festivalin e Sanremos., në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, pritet një tjetër performancë klasike nga duoja Lucio Matarazzo dhe Giovanni .
MË pas vëmendja kthehet tek teatri. Në Gjirokastër do të mbahet performanca teatrore “Onora tuo padre – Ndero Babane”, një produksion i përbashkët me artistë nga Italia dhe Shqipëria. Ndërsa 6 qershori rezervon një ngjarje të rëndësishme muzikore të javës në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku pianisti i njohur Giovanni Bertolazzi, do të interpretojë një program të përzgjedhur të muzikës klasike italiane.
Më 7 qershor, në Amfiteatrin e Butrintit, artisti i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta do të mbajë një koncert emocionues
Java italiane do të mbyllet më 8 qershor me një festival në natyrë kushtuar muzikës dhe ushqimit italian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




