Ekspozita “Pazari i humbur i Shkodrës”, “Marubi”, thirrje për familjet shkodrane të kontribuojnë me fotografi të vjetra

Kulturë | 1 vit më parë

Një ftesë e hapur për të gjithë qytetarët e Shkodrës vjen nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, i cili ka iniciuar një thirrje publike për të rikthyer në jetë pazarin e Humbur të qytetit, përmes fotografive dhe kujtimeve familjare, thirrje kjo e lidhur me ekspozitën e radhës që pritet të mbahet në muajin qershor.

“Është një ekspozitë e cila hulumton pazarin e humbur të Shkodrës, përmes kontributeve kombëtare dhe ndërkombëtare, arkiva lokale gjithashtu. Kuratorja e kësaj ekspozite e cila ka qenë e pranishme në disa ekspozita në muzeun “Marubi”, krahas punës hulumtuese në arkiva kërkon të ketë një impakt më të drejtpërdrejt me qytetarët. Përmes një thirrje, të cilën e kemi lançuar që në muajin maj, synohet që qytetarët të sjellin kujtime, apo fotografi që ruhen në albumet familjare të tyre për të plotësuar një cikël narracioni mbi historinë e pazarit të Shkodrës”, tha Tea Çuni, përgjegjëse e Komunikimit, Muzeu “Marubi”.

Ekspozita me titull “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese” do të mbledhë imazhe të rralla që dokumentojnë jetën tregtare, arkitekturën dhe zanatet që dikur gjallëronin këtë hapësirë të qytetit.

Fotot pasi të digjitalizohen, i rikthehen pronarëve, ndërsa informacioni mbi personazhet apo ngjarjet në foto do të pasurojë më tej arkivin vizual të muzeut.

Gazetar: M. Gjini  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme