Gjysmëfinalet e Nations League/ Martinez publikon listën për ndeshjen me Gjermaninë

“Final Four” e Nations League është njohur me protagonistët e saj nga Portugalia. Komisari teknik i ekipit luzitan ka bërë sot publike listën e lojtarëve me të cilët synon një fitore që mungon përballë ekipit gjerman prej vitit 2000. Takimi i katër qershorit do të mbahet në Mynih.
Roberto Martinez ka shpallur listën me 27 emra, por shtatë ditë përpara startit të këtij kompeticioni trajnerit i duhet që të largojë katër prej tyre.
Lista:
Portierë: Diogo Costa (FC Porto), Rui Silva (Sporting) e José Sá (Wolverhampton)
Mbrojtës: Diogo Dalot (Manchester United), Nélson Semedo (Wolverhampton), Rúben Dias (Manchester City), Renato Veiga (Juventus), António Silva (Benfica), Nuno Mendes (PSG), Nuno Tavares (Lazio) e Gonçalo Inácio (Sporting)
Mesfushorë: João Neves (PSG), Vitinha (PSG), Rúben Neves (Al Hilal), Bruno Fernandes (Manchester United), Bernardo Silva (Manchester City), João Palhinha (Bayern), Pedro Gonçalves (Sporting), João Félix (Milan)
Sulmues: Cristiano Ronaldo (Al Nassr), Rafael Leão (Milan), Pedro Neto (Chelsea), Francisco Trincão (Sporting), Rodrigo Mora (FC Porto), Francisco Conceição (Juventus), Diogo Jota (Liverpool) e Gonçalo Ramos (PSG)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




