UEFA Nations League për vajza/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Grima publikon listën

Kombëtarja | 1 vit më parë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Çekisë. Trajneri Armir Grima ka publikuar listën me 23 futbolliste të ftuara për këto dy përballje vendimtare.

Ndeshja e parë do të luhet më 30 maj, në orën 19:00, ndaj Ukrainës, në stadiumin “Varteks” në Varazdin, Kroaci. Takimi i fundit për këtë edicion do të jetë më 3 qershor, po në orën 19:00, ndaj Çekisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Pas katër ndeshjesh të zhvilluara, Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupin B4 me 6 pikë. Ukraina kryeson me 10 pikë, e ndjekur nga Çekia me 7, ndërsa Kroacia është në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Lista e plotë:

Portiere:

Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho

Mbrojtëse:

Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Aidena Mustafa, Sara Maliqi, Arlinda Kodra, Suzane Vuksani

Mesfushore:

Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Mikaela Metalla, Ilarja Zarka, Mimoza Hamidi, Qendresa Krasniqi, Erjona Emërllahu

Sulmuese: Fortesa Berisha, Valentina Troka, Kristina Maksuti, Esi Lufo


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme