NBA play-off/ Indiana fiton në Nju Jork me një përmbysje të madhe

Basketboll | 1 vit më parë

Tre minuta nga fundi ishin në disavantazh të 13 pikëve, por falë një paraqitjeje stratosferike të Aron Nesmith (30 pikë) Indiana shkurtoi diferencën -2. Më tej kryeveprën e kompletoi Tajris Haliburton.

All-Star i Pacers mori përsipër goditjen e fundit dhe në momentin që shënoi koshin për tri pikë të gjithë menduan se ndeshja u mbyll aty, por arbitrat rishikuan mirë kërcimin e baskëtbollistit, i cili kishte shkelur vijën e tri pikëve.

Kështu ndeshja mes Knicks dhe Pacers u shty në kohën shtesë ku të dy ekipet shënuan mjaftueshëm për ta bërë takimin mjaft emocionues, por në fund u mbyll me fitoren e miqve nga Indianapolis. Për skuadrën e Nju Jorkut nuk mjaftoi performanca e Xhejlën Brunson (43 pikë) dhe ajo  e Karl-Entoni Touns. Takimi i dytë i finaleve të Konferencës së Lindjes do të mbahet po në Nju Jork natën mes 23 dhe 24 majit.

NEW YORK KNICKS-INDIANA PACERS 135-138 Kohë shtesë (0-1)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme