Kontrata e shekullit e CR7-ës, Al Nassr i ofron 15.2 mln € në muaj dhe aksione në shoqëri

Futboll Bota | 1 vit më parë

Në Spanjë janë të bindur se Al Nassr ka bërë gati një kontratë të re për Kristiano Ronaldon. Kushtet e akordit të ri janë të parefuzueshme dhe mendohet se firma është vetëm çështje kohe.

Mediet spanjolle nuk bëjnë me dije afatet e akordit të ri edhe pse kanë zbuluar disa aspektë të tjera të rëndësishme. Mësohet se 40-vjeçari do të paguhet 15,2 milionë euro në muaj. Kjo do të thotë se ai do të përfitojë rreth 3,8 mln euro në javë pra 550 mijë euro në ditë. Në një vit ai do të përfitojë plot 182,4 milionë euro. Al Nassr nuk është mjaftuar me kaq pasi i ka ofruar edhe 5% të aksioneve të shoqërisë, lojtarit!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme