Deputetët i rikthehen jetës parlamentare, të enjten seancë plenare. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator
Pas dy muajsh pushim për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë përsëri punimet në seancë plenare, të enjten, më 29 maj, në orën 12:00.
Ky vendim është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Kuvendi do të vazhdojë punën deri më 8 korrik, por nuk do të shqyrtohen ligje të reja, sepse sipas Kushtetutës, nuk lejohet të bëhen ligje të reja 60 ditë para se t’u mbarojë mandati deputetëve.
Deputetët e tanishëm do të jenë në detyrë deri më 8 shtator, ndërsa Kuvendi i ri, që doli nga zgjedhjet e 11 majit, do të mblidhet për herë të parë më 9 shtator.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



