Shqipëria U17, vjen humbja e dytë

Shqipëria ka pësuar humbjen e dytë në Kampionatin Europian U17 “Shqipëri 2025”, Grupi A. Kuqezinjtë, pas disfatës në ndeshjen e parë, 4-0 përballë Portugalisë, janë mundur të enjten në “Elbasan Arena” nga Gjermania me rezultatin 4-0.
Gjermanët e zgjidhën menjëherë situaën në pjesën e parë duke zhbllokuar sfidën në minutën e 7-të me anë të Mensah dhe dyfishuan shifrat në minutën e 20-të me Staff.
Në pjesën e dytë, një Gjermani e relaksuar arriti të shënojë golin e tretë në minutën e 66-të me anë të Mike, ndërsa ka kompletuar “pokerin” me Oteng Mensah në minutën e 85-të.
Mbyllet 4-0 me Gjermaninë që rrëmben fitoren e parë, ndërsa Shqipëria mbetet në kuotën zero.
Në ndeshjen e fundit në grup, kuqezinjtë do luajnë përballë Francës më 25 maj, ndërsa Gjermania do përballet me Portugalinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




