EURO U-17/ FSHF organizon mini-turneun e Grupit 4, kuqezinjtë përballë Suedisë, Skocisë e Finlandës

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë në muajin nëntor ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Mini-turneu i Grupit 4 do të organizohet në Shqipëri nga Federata e Futbollit, me ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.
Në këtë grup, Shqipëria do të përballet me Suedinë, Skocinë dhe Finlandën, në një fazë të rëndësishme për ecurinë e kuqezinjve në këtë kompeticion europian.
Skuadra kuqezi do ta nisë këtë aventurë më 11 nëntor, ndaj Suedisë, në orën 14:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndeshja e dytë do të luhet më 14 nëntor, kundër Skocisë, në të njëjtin stadium dhe në të njëjtën orë. Ndërsa sfida e fundit e Shqipërisë në këtë mini-turne do të jetë ajo ndaj Finlandës, më 17 nëntor, në orën 14:00, sërish në “Elbasan Arena”.
Organizimi i këtij mini-turneu në Shqipëri i jep Kombëtares U-17 mundësinë të luajë përpara publikut vendas, në tri përballje të rëndësishme në rrugëtimin drejt Kampionatit Europian U-17 të vitit 2027.
Kalendari i Grupit 4
Suedi U17–Shqipëri U17, 11.11.2026, 14:00, “Elbasan Arena”
Finlandë U17–Skoci U17, 11.11.2026, 15:00, “Shtëpia e Futbollit”
Skoci U17–Shqipëri U17, 14.11.2026, 14:00, “Elbasan Arena”
Suedi U17–Finlandë, 14.11.2026, 15:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U17–Finlandë U17, 17.11.2026, 14:00, “Elbasan Arena”
Skoci U17–Suedi U17, 17.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




