Shkodra Elektronike sot në RTSH 1, përfaqësuesit e Shqipërisë në “Eurosong” rrëfejnë rrugëtimin e tyre
Pas suksesit në Eurovizion 2025, Shkodra Elektronike rikthehet në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.
Sonte në mbrëmje në orën 21:00, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca do të jenë përballë moderatorit Ermal Peçi për të rrëfyer shumëçka dhe për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, dhe kureshtjes së publikut, i cili nuk e ndali suportin për ta në asnjë moment.
Nga Salla e Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar, dyshja do të bëjë daljen e parë pas rrugëtimit në Eurosong, gjithçka ndodhi me ta hap pas hapi, nga dashuria e madhe e publikut e deri tek vëmendja ndërkombëtare.
Gjatë takimit special “Zjerm” janë rezervuar edhe disa surpriza për grupin, ndërkohë që orëve të festës do t’i bashkohen edhe miq specialë, figura të dashura të muzikës dhe të ekranit.
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë në Eurovizion, Shkodra Elektronike mori mbështetjen më të madhe nga publiku, si edhe maksimumin e pikëve krahasuar me të gjitha përfaqësimet e Shqipërisë në Eurosong që prej 2004.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




