Berat, shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali

Aktualitet | 1 vit më parë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Beratit. Lënda plasëse, sipas policisë, ishte vendosur në derën e një lokali në lagjen “Çlirimi”.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04.00 të mëngjesit, ku autorët kanë vendosur lëndën plasëse në derën e lokalit dhe më pas janë larguar. Nga shpërthim janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse është hedhur në lokalin në pronësi të Sali Fetiut, biznesi i të cilit prej dy javësh ishte i mbyllur. Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qenë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu.

Me herët 37-vjeçari ka plagosur me thikë, në gjendje të dehur, një klient brenda në lokal. Megjithatë efektivët po hetojnë edhe pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të kundërligjshme jashtë shtetit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e autorit/ve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme