Rusia akuza Kievit: Planifikoi hedhjen në erë të helikopterit të presidentit Vladimir Putin mbi rajonin e Kurskut

Europë | 1 vit më parë

Rusët pretendojnë se Ukraina ka bërë përpjekje për të hedhur në erë helikopterin e presidentit rus Vladimir Putin mbi rajonin e Kurskut gjatë javës së kaluar.

Gjeneralmajori i forcave ajrore ruse Yuri Dashkin tha se sulmet e përsëritur me dronë u nisën në momentin kur lideri rus bëri një vizitë pranë zonës së luftës, transmeton CNN.

Siç shpjegoi ai, intensiteti i sulmit u përshkallëzua ndjeshëm në momentin që avioni presidencial po fluturonte mbi Kursk.

Disa ditë më parë ishte raportuar për një udhëtimi të Putinit në Kursk ku janë zhvilluar luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve – territor ky i Rusisë.

“Gjatë periudhës kur presidenti Putin po punonte në rajonin Kursk, ukrainasit nisën një sulm të paparë me fluturake pa pilot. Grupi i mbrojtjes ajrore në këtë zonë shkatërroi 46 dronë”, tha gjenerali rus Dashkin.

Ky rajon kufizohet me Ukrainë dhe një zonë e vogël e këtij territori mbetet e pushtuar nga trupat e Volodymyr Zelenskyt.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme