Të arrestuarit në Gjirin e Lalzit, “arrest me burg” për 6 prej tyre

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest me burg 6 personat e arrestuar dy ditë më parë gjatë operacionit “Enigma” në Gjirin e Lalzit, ndërsa një tjetër është lënë në detyrim paraqitje.

Të arrestuarit akuzohen si persona me rrezikshmëri të lartë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi edhe 4 armë zjarri pistoleta, të cilat këta persona i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje. Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera. 

Masat e sigurisë “arrest me burg” janë dhënë për:

  1. Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, i akuzuar për “Trafikimi i narkotikëve”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje. 
  2. Flobens Meçja alias Gega alias Drini, 43 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
  3. Voltan Xhani, 39 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje.  
  4. Jugert Xhani, 35 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
  5. Oltion Hasani, 38 vjeç, i akuzuar për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”
  6. Fatjon Qesja, 36 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në detyrim paraqitje është lënë:

  1. Alfred Hasanaj, 45 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.” 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme