Familja Poco heq dorë nga Udineze, fondi amerikan e blen për 150 mln euro

Itali | 1 vit më parë

Familja Poco ka hequr dorë nga Udineze pasi ka arritur akordin me një fond amerikan duke shitur maxhorancën e aksioneve të klubit për plot 150 milionë euro.

Xhampaolo Poco dhe familja e tij bleu Udinezen në 1986 nga Lamberto Maca dhe arriti që ta mbante për plot 30 sezone në Serinë A. Kjo familje iu përkushtua ekipit të futbollit duke ndrequr bilancet si dhe duke ndërtuar edhe një stadium në pronësi. Mesohet se akordi me fondin amerikan nuk përfshin aksionet e ekipit të Uotfordit, i cili ka si president djalin e Xhampaolo Pocos, Xhinon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme