Napoli-Conte, lamtumira është afër

Tashmë nuk është një sekret, Conte dhe De Laurentiis do të takohen zyrtarisht këtë javë, pas paradës festive të parashikuar për ditën e hënë. Me shumë mundësi do të jetë vetëm një mënyrë për të vulosur një lamtumirë të paralajmëruar. Antonio tashmë ka vendosur të rikthehet te Juventus dhe presidenti e di shumë mirë këtë, aq sa e ngacmoi publikisht për këtë. AdL nuk duket veçanërisht i befasuar apo i mërzitur. Për këtë arsye ai nuk do të lodhet më shumë, pavarësisht kontratës që ende e lidh trajnerin me Napolin.
Tudor do të largohet nga Juve dhe të gjitha palët e përfshira e dinë këtë gjithashtu. Tashmë ka një marrëveshje të përfunduar mes bardhezinjve dhe flamurit të tyre të dikurshëm. Dhe duke qenë se dëshira për t’u takuar është e dyanshme, një marrëveshje e përfunduar në vitin 2014 do të përsëritet.
Më pas Juventusi iu drejtua Max Allegrit, i njëjti trajner që do ta zëvendësonte te Napoli. De Laurentiis mori masa paraprake, duke bllokuar Max me një ofertë dyvjeçare prej 6 milionë në sezon.
Frika se skuadrat milaneze mund të fokusohen te ish-guida teknike e Juventusit, i bën ata të nxitojnë të përfundojnë gjithçka me AdL. Në realitet, hipoteza e një rikthimi në Milano është e vështirë të realizohet. Kuqezinjtë nuk ofrojnë garanci teknike për një projekt fitues, ndërsa Interi, në rast se Inzaghi do të dorëzohet para sirenave arabe, do të fokusohej në profile të tjera.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




