PSG, Luis Enrique për gjendjen e Kvaras: Asgjë serioze

Nuk ka zile alarmi te Paris Saint-Germain për Kvaratskhelia përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit. I shpallur mes titullarëve, ish-lojtari i Napolit çuditërisht mbeti jashtë në momentin e fundit në finalen e Kupës së Francës (të fituar 3-0 nga parisienët) dhe në fund të pjesës së parë u largua edhe nga Stade de France për t’u kthyer në shtëpi më herët se sa pritej.
Luis Enrique i siguroi të gjithë për gjendjen e gjeorgjianit pas fitores ndaj Reims, duke thënë: “Ai është shumë mirë. Por nuk mundi të luante sepse nuk ndihej mirë pas stërvitjes. Nuk është asgjë serioze. Kështu që ne vendosëm që ai duhej të pushonte. Është në shtëpi, është mirë. Nuk është asgjë serioze”.
“Nuk u ndje mirë pas stërvitjes, ishte paksa i trullosur dhe në atë moment ne vendosëm të mos rrezikonim me një lojtar që nuk ndihej mirë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




