Mbi 19 kg kanabis në valixhe nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari

Aktualitet | 1 vit më parë

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia në Rinas pasi po udhëtonte nga Tajlanda në Shqipëri me një valixhe me mbi 19 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC-je.

Policia ka arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin Dh.Sh ndërsa ka sekuestruar lëndën narkotike.

“Pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë  Kriminale  në Policinë e Shtetit dhe regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të këtij procedimi proaktiv, finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar  “Pako 6”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Sh.,39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë”, thuhet në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme