Final Four UEFA Nations League 2025, De La Fuente shpall listën e Spanjës, rikthehet Isko

Luis de la Fuente ka bërë publike listën e lojtarëve me të cilët do të tentojë një tjetër sukses. Më 5 qershor iberikët do të ndeshen me Francën në Shtutgart në gjysmëfinalen e UEFA Nations League. Në rast suksesi atëherë kampionët e Europës në fuqi do të ndeshen në finalen e madhe me fituesen e çiftit Gjermani-Portigali më 8 qershor.
Sa i përket listës spikat rikthimi i Iskos pas plot gjashtë vitesh nga paraqitja e tij e fundit me Spanjën. Sa i përket mesfushës vihet re edhe mungesa e Rodrdit, i cili ende nuk ka rkuperuar nga dëmttimi në gju. Ndërsa në sulm mungojnë Ferran dhe Ajoze të dëmtuar.
Lista
Portierë: Unai Simón, David Raya, Alex Remiro
Mbrojtës: Pedro Porro, Oscar Mingueza, Le Normand, Cubarsí, Huijsen, Vivian, Grimaldo dhe Marc Cucurella.
Mesfushorë: Zubimendi, Mikel Merino, Pedri, Gavi, Fermín, Isco, Alex Baena dhe Fabián Ruiz. Sulmues: Lamine Yamal, Nico Ëilliams, Dani Olmo, Yeremy Pino, Samu, Morata dhe Mikel Oyarzabal.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




