“Në kujtim të Mitrushit”, aktiviteti në Korçë në kuadër të 58-vjetorit të vdekjes së Kutelit
Në kuadër të ciklit “Shprehur në vargje”, i cili prej dy vitesh është duke u zbatuar nga Qendra për hapje dhe Dialog në qytetin e Korçës, sot është zhvilluar aktiviteti “Në kujtim të Mitrushit”.
Aktiviteti përkon edhe me 58 vjetorin e ndërrimit të jetës të autorit të madh shqiptar.
“Ky aktivitet ka për synim që të sjell në vëmendje veprën dhe jetën e Mitrushit. Gjatë këtij aktiviteti do të përdoren dhe teknika te Inteligjencës Artificiale për të ilustruar pamjet filmike mbi jetën e tij dhe mbi veprën që ai ka lënë pas për brezat e ardhshëm.” u shpreh Ardi Karanxha, nga Qendra për Hapje dhe Dialog, Korçë
Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me shkollën nëntëvjeçare Sevasti Qirjazi në Korçë, në ambientet e Galerisë së Arteve Digjitale.
Albana Ponolli, mësuese e letërsisë u shpreh për RTSH-në se “ është shumë e domosdoshme në këtë kohë që fëmijëve tu ushqejmë dashurinë për letërsinë dhe sidomos për shkrimtarët që nuk i njohin dhe aq mirë, Mitrush Kuteli është njëri prej tyre.”
Aktiviteti është ndjekur me interes nga nxënës, mësues, qytetarë dhe autoritete vendore të Korçës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




