Ul siparin konkursi muzikor “TEMPO” – 8 artistë të vegjël dhe të rinj u vlerësuan me çmime

Kulturë | 1 vit më parë

Edicioni i 4-t i konkursit muzikor ndërkombëtar “Tempo”, organizim i qendrës kulturore “Gjiroclassica” përfundoi dhe sigurisht ka edhe fituesit e saj, të cilët u përzgjodhën mbrëmjen e së dielës.

Mes 18 finalistëve vetëm 8 arritën të vlerësohen me cmime të mëdha.

Presidente e konkursit “Tempo”, Mimoza Cabeli tha për RTSH se “ si konkurs ndërkombëtar që jemi ccmimet janë shpërndarë në vende të ndryshme. Ccmimi i pianos shkoi në Maqedoninë e Veriut, ccmimi i kitares shkoi në Kosovë,  ccmimi për muzikën e dhomës në Tiranë dhe ccmimi për instrumentin frymorë saksofon shkoi në qytetin e Durrësit.“

Sharlota, shqiptarja që jeton në Francë  dhe Lindi nga Kosova ndanë mes tyre cmimin “Ibrahim Madhi” , në violinë.

Sharlota Pelinku u shpreh se, “ dëshiroja të luaja me shpirt, jo thjesht teknike dhe ja arrita shumë mirë.

Konkurenti Lindi Pasha nënvizoi se, ‘është kënaqësi të jesh para një jurie të mirë dhe të vlerësosh dhe të shohësh gjithë konkurencën që ke në gara. Njëkohësisht është dhe ndienjë e mirë kur merr ccmin e parë.“

Drejtoresha artistike, Kristina Petrollari duke vlerësuar pjesëmarrësit nënvisoi se, “  kemi të rinj të talentuar dhe të mrekullueshëm.  Mendoj se ky festival do të ketë një jetë të gjatë.“

Interpretimet e finalistëve të konkursit  “Tempo” në kalanë e Gjirokastrës u ndërthurën me performancat e dy  artisteve gjirokastrite pianistes Mimoza Cabeli e sopranos Semine Sulozeqi. Ky event muzikor solli në Gjirokastër 175 fëmijë e të rinj të grupmoshës 6-20 vjec.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme