Euro U17: Italia e para, e ndjek Belgjika, ikin Anglia e Çekia

Futboll Bota | 1 vit më parë

Italia mundi Belgjikën 2-1 dhe u kualifikua si e para e Grupit B në evropianin e 17-vjeçarëve. Edhe belgët kalojnë vetëm falë golaverazhit, pasi Anglia fitoi 4-2 me Çekinë. Në gjysmëfinale, Belgjika sfidon Francën, Italia do të ndeshet me Portugalinë.

Mbyllje spektakolare e fazës së grupeve në Evropianin e 17-vjeçarëve, me dy ndeshjet e fundit të grupit B. Në “Niko Dovana” të Durrësit, Belgjika shkoi në pushim si fituese e grupit teksa mundte Italinë e kualifikuar me golin e minutës së 12-të, por në të dytën Italia u përgjigj dy herë me Inacion.

Fillimisht në minutën e 62-të, e më pas në të 78-tën, me goditjen e saktë nga pika e penalltisë. Italia fiton ndeshjen dhe e mbyll e para në grup, e ndjekur pikërisht nga Belgjika, që mbijetoi falë dy golave të Çekisë.

Anglia nuk diti ta shfrytëzonte dhuratën që i bëri Italia duke mundur Belgjikën, edhe pse e mbylli në epërsi 4-0 pjesën e parë në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.

Në pjesën e dytë, çekët shkurtuan në 59-të e më pas në të 89-tën shënuan golin fatal për Anglinë, që fiton 4-2 dhe eliminohet për shkak të golaverazhit. Dy gjysmëfinalet do të luhen më 29 qershor, kur Franca do të luajë kundër Belgjikës, ndërsa Italia dhe Portugalia do të përsërisin finalen e vitit të kaluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme