Euro U-17 në RTSH, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

Evente Sportive | 1 vit më parë

Janë përcaktuar ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Franca do të përballet me Belgjikën, ndërsa Italia me Portugalinë.

Mbrëmjen e djeshme u luajtën edhe ndeshjet e fundit në Grupin B, ku pas Italisë, biletën tjetër për në gjysmëfinale e siguroi Belgjika.

Italia triumfoi edhe në ndeshjen e tretë ndaj Belgjikës me rezultatin 2-1 në “Niko Dovana”. Belgët shënuan të parët, ndërsa axurrët përmbysën rezultatin në pjesën e dytë.

Në sfidën tjetër të Grupit B, Anglia mundi 4-2 Çekinë në “Egnatia Arena”, por nuk arriti të kualifikohej, pasi vendin e dytë e siguroi Belgjika falë golavarazhit më të mirë.

Italia e mbylli Grupin B në vendin e parë me 9 pikë, Belgjika dhe Anglia me nga 4 pikë, ndërsa Çekia në vendin e fundit me 0 pikë.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të luhen më 29 maj në “Arenën Kombëtare” dhe “Elbasan Arena”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme