“Defender Europe 2025”, nis në Shqipëri stërvitja ndërkombëtare ushtarake
“Defender Europe 2025“, një ndër stërvitjet më të mëdha ushtarake të vendeve të NATO-s, në 10 vitet e fundit, zhvillohet në Bizë të Martaneshit.
Ajo synon rritjen e ndërveprimit mes Forcave të Armatosura të vendeve anëtare të NATO-s, aftësive për të rritur reagimin e shpejtë në raste të kërcënimeve të mundshme në hapësirën euroatlantike, por edhe për të demonstruar aftësitë e përgatitjes në terren.
Forcat e Armatosura Shqiptare, Trupat e Forcës Tokësore të Zall-Herrit, mbërritën në Bizë, duke shënuar edhe çeljen e stërvitjes së përbashkët, që do të zgjasë deri në 24 qershor 2025 nën drejtimin e Ushtrisë Amerikane.
“Defender Europe 2025“ do të tregojë gjithashtu aftësinë e ushtrisë amerikane për të dislokuar forcat shpejt, për të kryer manovra të përbashkëta shumë kombesh dhe për të forcuar bashkëpunimin brenda aleancës së NATO-s.
Shtetet pritëse krahas Shqipërisë të kësaj stërvitje të madhe ushtarake janë edhe Bullgaria, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia. Në total marrin pjesë 4 mijë trupa ushtarake amerikane dhe 8 mijë trupa ushtarake nga 19 vende të NATO-s.
Gazetare: Denada Shkodrani
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




