Zgjedhjet, PD kërkon shpalljen e pavlefshmërisë për qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër

Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht kërkesa në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorë si dhe përsëritjen e tyre.
Në dokumentet e nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, theksohen një sërë shkeljesh që sipas opozitës kanë cenuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor në këtë qark.
Sipas PD-së, zgjedhjet janë manipuluar në mënyrë masive, duke përfshirë përdorimin e administratës publike në funksion të Partisë Socialiste.
Koalicioni PD-ASHM ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) edhe rezultatin e prodhuar nga zgjedhjet në disa qarqe të vendit qoftë për partitë politike ashtu edhe për kandidatët, pasi pretendon se Partia Socialiste ka manipuluar dhe tjetërsuar votat.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



