Conference League në RTSH/ Mediet polake akuzojnë tifozët anglezë si “banditë” pas sherreve masive me tifozët e Real Betis

Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët të shumtë kanë mbërritur në qytetin e vogël për të asistuar sot në finalen e madhe të Conference League.
Pasditen e djeshme një sërë incidentesh janë regjistruar nga forcat e rendit, të cilët janë munduar që të minimizojnë dëmet pas sherreve të të forta mes tifozëve të Çelsit dhe atyre të Real Betis.
Qëndrim të fortë karshi këtyre sjellejeve kanë mbajtur mediet vendase, të cilat janë hapur sot me faqet e para me fotografi nga ngjarjet e rënda dhe tituj ku konsideroheshin tifozët anglezë si “banditë” dhe “vandalë”. Tifozët kanë kthyer në një arenë përleshjesh Sheshin “Salt Market”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




