Dita e “Dyerve të Hapura”, shkolla profesionale “Hamdi Bushati” fton klasat e 9-ta për t’u informuar

Sociale | 1 vit më parë

Klasat e 9-ta të shkollave private e publike ishin të ftuara në ditën e dyerve të hapura pranë Shkollës profesionale “Hamdi Bushati” Shkodër. Bashkëmoshatarët e tyre ndanë eksperiencat dhe arsyet përse duhet zgjedhur shkolla e mesme profesionale për të studiuar.

“Jam viti i 3 për ekonomi-biznes dhe kam bërë një zgjedhje të mirë për shkollën “Hamdi Bushati” sepse kam pasur një punësim shumë të mirë që më ka ofruar shkolla”, u shpreh një ndër nxënëset.

“Ndjek sektorin e guidës turistike dhe jam shumë e kënaqur me çfarë kam zgjedhur sepse është një profesion i mirë për të gjetur një punë”, tha një nxënëse tjetër.

Mësuesja e kuzhinës Marjeta Lisi tha se kuzhina mbetet ndër degët më të preferuara ku teoria gërshetohet me praktiken profesionale.

“Ky është fryt i nxënësve sepse është më e thjeshtë të preket me dorë më shumë se në çdo lëndë tjetër. Çdo gatim që bëhet konsumohet vet prej nxënësve, bëjmë bamirësi”, u shpreh Marjeta Lisi, mësuese në shkollën “Hamdi Bushati”

Marrja e një zanati, mundësi për burse si dhe mundësi punësimi që në bankat e shkollës janë disa prej arsyeve që nxënësit vitet e fundit kanë zgjedhur masivisht shkollën profesionale “Hamdi Bushati” për të studiuar.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme