Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen 4 administratorë farmacie në Fier

Katër persona janë arrestuar pasi akuzohen se tregtonin në farmacitë e tyre ilaçe të kontrabanduara në qytetin e Fierit. Gjatë operacionit të koduar “Medicine”, në pranga përfunduan 4 administratorë farmacie, ndërsa një tjetër është në hetim në gjendje të lirë.
Sipas policisë gjatë kontrollit në farmacitë dhe banesat e tyre janë gjetur ilaçe pa pullë fiskale me vlerë rreth 800 000 lekë.
Rasti u zbulua pas disa muajsh hetime, ndërsa në pranga u vunë Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




