Play-off NBA/ Oklahoma kalon edhe Minesotën, prek finalet e mëdha pas 13 vitesh mungesë

Pas fitores në Mineapolis të arritur në minutat e fundit, skuadra e Thunder mbylli serinë e finaleve të Konferencës së Perëndimit duke mundur T’Wolves mbrëmjen e kaluar me shifrat 124-94.
Shai Gilgeous-Alexander ishte përsëri protagonist i takimit duke shënuar 34 pikë në takimin ku Oklahoma siguroi pjesëmarrjen e parë pas 13 vitesh mungesë në finalet e mëdha.
Oklahoma City tregoi qëllimet e saj që në periodën e parë kur detyroi Minesotën që të shënonte vetëm 9 pikë në 12’. Më tej ekipi në fjalë administroi takimin edhe falë kontributit të yjeve të tjerë si Chet Holmgren (22 pikë) dhe Jalen Williams (19 pikë).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




