Ministri Hasani pret anëtarët e stafit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA: Forcojmë sigurinë transatlantike

Politikë | 1 vit më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot në MEPJ anëtarët e stafit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, si pjesë e programit “Balkans Forward Congressional Fellowship” të Këshillit Atlantik.

Duke i falënderuar për bashkëbisedimin, Hasani shkruan në rrjete sociale se, në takim u trajtuan pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit në vend, trajektoren euroatlantike të Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor, si dhe rëndësinë strategjike të SHBA-së në rajon.

“Me rëndësi të veçantë është promovimi i stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon, të cilat i shërbejnë vendeve të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe SHBA-së”- theksoi Hasani.

Kësisoj, vijon Hasani, “forcojmë sigurinë transatlantike, rrisim qëndrueshmërinë rajonale ndaj ndikimit malinj, dhe zgjerojmë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në të dy anët e Atlantikut”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme