Kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në qarqet Vlorë, Berat dhe Gjirokastër, KAS nis shqyrtimin e ankesave të koalicionit PD- ASHM

Politikë | 1 vit më parë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nisi të enjten shqyrtimin e tre kërkesave ankimore të depozituara nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: Kundërshtimi i Vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Berat, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025.

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Berat, si dhe zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Berat.

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka depozituar edhe ankesën me objekt kundërshtimin e vendimit të KSHZ-së për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025.

Subjekti PD-ASHM që ka bërë ankimin kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Gjirokastër, si dhe  zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka depozituat edhe ankesën duke kundërshtuar vendimin e KSHZ për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025.

PD- ASHM kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Vlorë, si dhe zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Vlorë.

KAS, në mbledhjen e së enjtes bëri të ditur se shqyrtimi i kërkesave ankimore për qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër do të trajtohet në datat 2 dhe 3 qershor 2025.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme