Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Botë | 1 vit më parë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, mbi migrimin masiv.

Rubio thekson se të vetmit përfitues të vërtetë janë trafikantët e qenieve njerëzore dhe për të shmangur këtë nevojiten politika urgjente që parandalojnë shfrytëzimin dhe mbrojnë individët.

“”Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio”, shkruan Ambasada e SHBA-së.

Vitet e fundit ritmet e larta të emigracionit masiv në botë, sidomos të të rinjve po ndikojnë në tregun e punës dhe produktivitetin e ekonomisë së vendeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme