“Pagova 10 mijë dollarë, 2 herë mu rrezikua jeta”/ Rrëfimi korçarit që arriti majat e suksesit në Britani

Televizion | 1 vit më parë

Emir Allen, në moshën 15 vjeçare, shkoi në Britani të Madhe. Arritja në këtë vend të largët nga Korça ishte një sfidë e madhe për të.

Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon ai tregoi për vështirësitë e mëdha që kishte hasur dhe se si ju rrezikua jeta gjatë shpërnguljes në Britani.

“Për ta kuptuar këtë duhet të shkojmë disa vite pas. Unë linda në një zonë rurale të Korçës. Pata një shtysë për të kërkuar një jetë më të mirë. Prindërit e mi bënë një sakrificë, vendosën të më lejonin të kaloja në një vend të largët. Rruga ishte sfiduese. Pati dy raste ku mund të kisha humbur dhe jetën. Kishim frikë, kaluam me kamion. Paguam 10 mijë dollar në atë kohë. Kuptohet në atë kohë nuk kishte mundësi tjetër. Ne ishim në një boks ku mund të kishim përfunduar shumë keq, të humbnim jetën. Kishte dhe një radhë të dytë që na u rrezikua jeta. Në një rast tjetër të udhëtimit me kamion për pak sa nuk jam hedhur, por më mbajti dikush tjetër. Këtu mbarova shkollën 8-vjeçare. Ishin dy nga vitet që hodhën edhe themelet e të ardhmes sime. Më pas në Londër studiova akademi të financës.”, tregoi ai.

Emir Allen është sipërmarrës me mbi 15 vite përvojë. Ka mbajtur role drejtuese në korporata, në fushat e financës dhe investimeve, si dhe ka vepruar si drejtues dhe këshilltar në zhvillimin e biznesit dhe tregjeve ndërkombëtare në disa kompani.

Është organizator i disa eventeve të rëndësishme dhe një zë aktiv në komunitetin shqiptar në Londër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme