Presidenti Begaj uron Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Poloni

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki, përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale.
“Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së.”– shkruan Presidenti Begaj në platformën “X”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



