Rama: 867 mijë vizitorë në 4 muajt e parë të vitit, 60 mijë më shumë se vitin e kaluar

Aktualitet | 1 vit më parë

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve të huaj, e duket se këtë vit numri i vizitorëve që do të presë vendi ynë do të tejkalojë vitin e kaluar.

Kryeministri Edi Rama tha se vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë erdhën në vendin tonë, duke shënuar një rritje prej 60 mijë vizitorësh, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës”, shkruan Rama.

Viti i kaluar shënoi një shifër rekord prej 11.7 milionë turistësh që vizituan Shqipërinë, ndërsa këtë vit pritshmëritë janë edhe më të larta. Gjithnjë e më shumë, mediat e huaja po i kushtojnë artikuj bukurive natyrore të Shqipërisë, traditave dhe kulturës, duke e konsideruar vendin tonë si një destinacion që duhet vizituar.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme