Champions 2025-2026, ja 29 skuadrat e kualifikuara

Me përfundimin e kampionateve evropiane, praktikisht është përcaktuar edhe korniza e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26: 29 klube janë kualifikuar tashmë për edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube dhe për të kompletuar grupin prej 36 pjesëmarrësish në fazën e Ligës – e cila do të fillojë në mesin e shtatorit – mungojnë vetëm 7 ekipet që do të përcaktohen nga ndeshjet kualifikueset që kulmojnë me Play Off-et në gusht. Shorti i fazës së parë do të hidhet më 28 gusht.
Vazo e parë është përcaktuar tashmë, duke përfshirë Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Liverpool, PSG, Inter, Borussia Dortmund, Chelsea dhe Barcelonën.
Zikaltërit, për shkak të pranisë masive të skuadrave angleze (6, hera e parë në historinë e një kombi) dhe pamundësisë së derbive me skuadra nga i njëjti vend, me siguri do të luajnë dy nga tetë ndeshjet në grup kundër kundërshtarëve anglezë.
Për herë të parë në histori, një komb, Anglia, do të ketë deri në 6 ekipe në fillim të turneut. Spanja, e dyta në renditjen e UEFA-s këtë sezon, do të ketë pesë skuadra në start.
LIGA E KAMPIONËVE 2025/26: EKIPET E KUALIFIKUARA
ITALI: Inter, Atalanta, Juventus, Napoli
GJERMANI: Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt
FRANCË: Paris Saint-Germain, Marseille, Monaco
ANGLIA: Liverpool, Arsenal, Tottenham, Manchester City, Chelsea, Newcastle
SPANJË: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Club, Villarreal
REPUBLIKA ÇEKE: Slavia Pragë
GREQI: Olympiacos
HOLANDË: Ajax, PSV
PORTUGALI: Sporting Lisbon
Turqi: Galatasaray
BELGJIKË: Union Saint-Gilloise
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




