Zjarr në Fier, flakët përfshijnë kodrat me ullishte

Aktualitet | 1 vit më parë

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme (2 qershor) kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier, në vendin e quajtur “Takodrom”.

Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.

Ky është zjarri i dytë brenda 24 orëve, pas atij në Darzezë, ku flakët përfshinë pyllin me pisha, duke vënë kështu në rrezik edhe disa prej bizneseve në zonë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme