Zyrtare, Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazios

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazios. Klubi bardhekaltër ka zyrtarizuar trajnerin e ri me një postim në rrjetet sociale.
“Lazio ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Maurizio Sarrit si trajner i ekipit ë parë.
Pas përvojës që filloi në vitin 2021, trajneri toskan rikthehet për të veshur ngjyrat bardhekaltër, krijuar nga një lidhje e pandërprerë me mjedisin, me tifozët dhe me një ekip që, nën drejtimin e tij, ka qenë në gjendje të shprehë ide, lojë dhe përkatësi.
Kompania i beson Sarrit drejtimin teknik të projektit, me besimin se stili, qëndrueshmëria dhe kultura e tij e punës përfaqësojnë themele të forta për ndërtimin e një të tashme ambicioze dhe një të ardhmeje të denjë për historinë e Lazios.
Presidenti Claudio Lotito komentoi: “Maurizio Sarri është rikthyer në shtëpi. Kthimi i tij është një zgjedhje zemre, bindjeje dhe vizioni. Me të duam të rifillojmë një rrugë të ndërprerë shumë shpejt, të vetëdijshëm se së bashku mund të rikthejmë entuziazmin, identitetin dhe ambicien. Mirë se erdhe përsëri në shtëpinë tënde, Komandant”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




