Një kalim te Reali? Lamine Yamal kategorik: Jo, e pamundur

Lamine Yamal është i qartë. Ylli i Barcelonës iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me sugjerimin për të luajtur një ditë për Real Madridin: “Jo, është e pamundur”, ishte përgjigjja e tij e drejtpërdrejtë, duke hedhur poshtë atë që, për të thënë të vërtetën, sot duket si diçka e vështirë edhe për t’u imagjinuar.
Më pas foli për mundësinë e fitimit të Topit të Artë, duke qenë se ai konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë: “Nuk mendoj për fitimin e Topit të Artë” – përgjigjja e tij – “Mendoj për t’u argëtuar, për të luajtur mirë dhe, nëse duhet të ndodhë, do të ndodhë”.
Yamal foli gjithashtu për klubin e tij, Barcelonën: “Po përmirësohemi, por duhet të besojmë në vetvete dhe se jemi më të mirët. Kur Real Madridi humbi kundër Arsenalit, njerëzit mendonin se mund të riktheheshin. Dhe kur barazuam kundër Interit, njerëzit kishin dyshime. Kjo është ajo që duhet të ndryshojë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




